Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përparim Rama e thotë një gjë të ‘mirë’ për Hajrulla Çekun

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën e njohur “Koment për Koment” në Prive By Liberta Spahiu.

Përballë 15 komenteve pikante të përzgjedhura nga ndjekësit, Rama ka folur hapur për temat më të nxehta të momentit, duke mos kursyer ironinë për kundërkandidatin e tij.

Moneytizer Paragrafi 2

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur kryetarit iu kërkua t’i përgjigjej një komenti që i kërkonte “të thoshte diçka të mirë” për kundërkandidatin, Hajrulla Çekun.

Përgjigjja e Ramës ishte një “thumbim” i drejtpërdrejtë, duke vënë në dyshim pavarësinë e Çekut.

Moneytizer Paragrafi 4

“Po çka me thënë për Hajrën. Fort është djalë i dëgjueshëm, e ngon babën Albin, Dejona Mihajlin. Djalë i dëgjueshëm, djalë i mirë”, u shpreh Rama.

Gjatë intervistës, ai foli gjithashtu për takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti.

Veç kësaj, Rama iu përgjigj zërave për një largim të tij, duke mohuar të ketë blerë biletë njëdrejtimëshe për t’u kthyer në Londër.

Ai u shpreh me bindje se nuk do të largohet nga pozita, duke thënë se ka blerë “biletë autobusi për kryeqytet” dhe shprehu besimin e plotë për një mandat të dytë në krye të Prishtinës. /Prive By Liberta Spahiu