Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përparim Rama mbështet protestën e veteranëve në Shkup: Prishtina është me ju

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë mbështetje protestës së thirrur për 13 dhjetor në Shkup nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Rama tha se kjo protestë në Shkup vjen pas Prishtinës dhe Tiranës, ku do të ngrihet zëri për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Moneytizer Paragrafi 2

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull”.

“Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare”, shkroi Rama, raporton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai tha se si kryetar i kryeqytetit të Kosovës, do të jetë gjithmonë krah bashkëkombësve.

“Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, tha kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se protesta në Shkup do të jetë paqësore.

Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, është shprehja e pakënaqësive të akumuluara lidhur me trajtimin që u është bërë ish-krerëve të UÇK-së, veteranëve dhe procesit të përgjithshëm të drejtësisë që, sipas tyre, shpesh është zhvilluar me padrejtësi, paqartësi dhe pa respekt të plotë për kontributin e tyre në lirinë e vendit. /Klankosova.tv