Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Përparim Rama zbulon detaje: Liburn Aliu më tha “Nuk ta nënshkruan Hekurani”

 
   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje nga bllokada që sipas tij, ia ka bërë niveli qendror.

Rama ka thënë se Liburn Aliu i ka treguar se si ministri Hekuran Murati kishte thënë “pse me i ndihmu Ramës”.

“Me ish-ministrin Liburn Aliu e kam pyetur pse nuk po e nënshkruan ministri i Financave, më ka thënë ai nuk po do me shty përpara, se po thotë që këto janë, pse me i ndihmu Përparim Ramës. Po i kam thënë, atij ia kam lanë fajin, kam mendu që ai, nuk ka qenë ai, ka qenë Hekuran Murati që e ka blloku”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

KosovaPress ka kontaktuar edhe ish-ministrin Liburn Aliu, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.