Nga debatet verbale, dy banorët kanë kaluar në kontakte fizike kërcënuese, duke qëndruar kokë më kokë dhe duke sfiduar hapur njëri-tjetrin për të ndërmarrë veprime të dhunshme.
Debati ka degraduar në provokime ekstreme. Në pamjet e rënda, shihet Miri i cili i afrohet fizikisht Mateos duke i përsëritur vazhdimisht frazën: “Hajde mi prej veshët… hajde mi prej veshët!”.
Nga ana tjetër, Mateo nuk është tërhequr, duke e sfiduar Mirin ta godasë: “Hajde provoje shpullën… hajde gjuaje! Ti s’llogarit fare, hajde gjuaje po deshe”.
Tensioni ka vazhduar me ofendime personale, ku Mateo e ka cilësuar Mirin si “pis” dhe “leckë”, duke i thënë se nga goja e tij del vetëm “llum”.
“Sa herë të flas unë, bzz, mbylle gojën! Ti je leckë… bën si gangster,” – i është drejtuar Mateo me tone të larta.
Ndërkohë, Miri ka vazhduar me ironi dhe presion, duke i thënë: “Mos e lër fare presionin… po je burrë mbaje”.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë dhe stafit për të shmangur një konfrontim fizik të pashmangshëm.

