Konflikti ushtarak me Iranit dhe SHBA-së duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Kështu ka paralajmëruar Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit Ali Larijani.
Gjatë një dalje publike, ai deklaroi se ndryshe nga SHBA, Irani është përgatitur për një luftë të gjatë.
“Irani, ndryshe nga SHBA-të, është përgatitur për një luftë të gjatë”, tha Ali Larijani.
Ndërkohë disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin iranian, Teheran. Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi se mbrojtja ajrore e Republikës Islamike ka kapur një sulm mbi qytet.
Më parë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e një vale të re sulmesh ajrore kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit.
