Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplasjet mes LDK-së dhe VV-së, Zogiani sfidon Abdixhikun: Pse s’e votuat Rashiqin, nëse…!

 
   

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një reagim publik ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, siç thotë ai se Kosova po bllokohet “për një pozitë të parëndësishme”.

Kjo duke aluduar për zgjedhjen e nënkryetarit të ri serb për Kuvend.

E ndaj Abdixhikut, ka ardhur një reagim nga LVV, ku zyrtari i saj, Avni Zogiani në një postim në Facebook.

Ai pyeti se pasi pozita e nënkryetarit serb është e parëndësishme, pse nuk votuat ose për Listën Serbe ose për Rashiqin.

“Pikërisht! Pse s’votuat ose Listen Srpska ose Rashiqin edhe të kalonte kjo “pozitë e parëndësishme”! VV votoi Rashiqin, ju i keni pasur dy opsione për t’mos e bllokuar!”, shkroi Zogiani, përcjell “Bota sot”.