Aktuale

PËRSHKALLËZOHET lufta! Irani lëshon raketën e tretë në hapësirën e Turqisë, ndërhyn NATO

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që depërtoi në hapësirën ajrore të Turqisë u neutralizua nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe raketorike të NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Lajmin e bëri të ditur ministria e Mbrojtjes e Ankarasë në një njoftim zyrtar.

“Në mënyrë vendimtare dhe pa hezitim marrim të gjitha masat e nevojshme kundër çdo kërcënimi të drejtpërdrejtë ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë. Po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha aspektet e incidentit. Në të njëjtën kohë, të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen me kujdes dhe po vlerësohen me prioritet maksimal për sigurinë kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Pak ditë më parë, dy raketa të tjera u kapën nga NATO në hapësirën ajrore turke, ndërsa përgjigja e Erdogan ishte e ashpër.

Të Ngjashme