Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Personi që theri të fejuarën me thikë, pjesëtar i FSK-së

 
   

Personi i arrestuar për therje me thikë të fejuarën është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, Shef i Sektorit të Informimit Publik.

“Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi”, ka thënë ai.

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të shtunën.

E lënduara është duke u trajtuar në QKUK.