Lajme

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Sot është përuruar tuneli i Kurrizit në Prishtinë.

“Me përfundimin e fazës së renovimit, kjo hapësirë është transformuar në një korridor modern, të ndriçuar dhe funksional, që tashmë u shërben këmbësorëve, biçiklistëve dhe veturave”, njofton Komuna e Prishtinës.

Tuneli i rinovuar përfshin:

Ndriçim të plotë dhe sistem ventilimi për të shmangur kundërmimin,

Qasje të sigurt për kalimtarët,

Tualete publike për përdorim të përditshëm,

Hapësira për ekspozita, tregje javore dhe aktivitete kulturore.


Të Ngjashme