Lajme

Përvjetori i Epopesë së Dukagjinit shënohet me aktivete të ndryshme në Deçan

Për nder të 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar disa aktivitete.

Aktivitetet fillojnë nga 21 marsi, me Turnirin Ndërkombëtarë të Boksit “Epopeja e Dukagjinit.

Ndërkaq, aktiviteti i fundit është më 24 mars në ora 12:00, me manifestimin qendror të Epopesë së Dukagjinit.

Agjenda e plotë:

21 Mars – e Shtunë

13:00 – Turniri Ndërkombëtar i Boksit “Epopeja e Dukagjinit”

Vendi: Palestra e sporteve – Karagaq, Pejë

23 Mars – e Hënë

12:00 – Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Deçanit, e shoqëruar me program artistik.

Vendi: Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

15:00 – Ekspozitë kushtuar 24 Marsit – “Epopeja e Dukagjinit”

Vendi: Qendra Rinore në Deçan

19:00 – Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Vendi: Holli i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan

24 Mars – e Martë

11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan

12:00 – Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit

Të Ngjashme