Një objekt banimi mesditën e së hënës është përfshirë nga flakët në zonën pranë stadiumit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objekte të tjera përreth.
Objekti i djegur ishte një barakë ku jetonte me familjen e tij Nezir Tashevci. Ai bëri me dije se në momentin kur ka rënë zjarri, asnjë nga anëtarët e familjes nuk ndodhej aty.
“Pesë anëtarët e familjes jetojmë në këtë barakë. Kam qenë në punë kur më kanë lajmëru që vendin ku banonim e kanë përfshirë flakët. Nuk e di arsyen se pse baraka ku jetojmë është përfshirë nga flakët”, tha ai për Io.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

