Lifestyle

Pesë sinjale që jeni më inteligjentë se të tjerët

Shumica prej jush nuk jeni të vetëdijshëm për mençurinë tuaj, andaj edhe nuk e shfrytëzoni në mënyrën e drejtë. Është koha që të bindeni…Kur flitet mbi inteligjencën, njerëzve u shkon mendja menjëherë te IQ-ja. Hulumtimet afatgjata kanë konstatuar që koeficienti i inteligjencës formohet në fëmijërinë e hershme.Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë e cila vërtet përcakton mençurinë tuaj dhe që ndikon në suksesin tuaj.Shumica prej jush pikërisht nuk jeni të vetëdijshëm se sa jeni të mençur dhe shpesh mençurinë nuk e përdorni në mënyrën e drejtë.Hulumtimet shkencore zbulojnë edhe disa tregues të inteligjencës suaj, për të cilën me siguri nuk jeni të vetëdijshëm.Jeni anksiozëShumë kërkime kanë treguar se njerëzit që kanë frikë e shqetësohen, janë shpesh më të zgjuar se të tjerët, e në fakt ata dalin më mirë në testet e inteligjencës.Jeni argëtuesNë një studim të “University of New Mexico” në SHBA, shkencëtarët i bënë testin e inteligjencës 400 studentëve dhe i thanë atyre më pas të krijonin tekste për një film vizatimor. Rezultati ishte se: pjesëmarrësit më inteligjentë, kishin shkruar tekstet më humoristike.

Të Ngjashme