Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Pija që s’mungon në asnjë mëngjes, 1 Tetori Dita Ndërkombëtare e Kafesë

1 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, megjithëse çdo ditë mund të cilësohet si e tillë, sepse askush nuk mund ta imagjinojë nisjen e ditës pa konsumuar një fikxhan kafe.

Sidoqoftë, 1 Tetori është rasti për të nxjerrë në pah kulturën, traditën dhe rëndësinë e kafesë në jetën e miliarda njerëzve.

Kafeja nuk është vetëm pija më e dashur e përditshmërisë, por edhe një nga produktet me histori të madhe, peshë shoqërore dhe në disa raste, vlerë jashtëzakonisht të lartë.

Si lindi Dita Ndërkombëtare e Kafesë?

Dita Ndërkombëtare e Kafesë u shënua për herë të parë më 1 tetor 2015, nën organizimin e Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë (ICO).

Kjo organizatë u themelua në vitin 1963 pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare të Kafesë (ICA), dhe sot përfshin 43 vende eksportuese dhe 6 vende importuese, të cilat përfaqësojnë 98% të prodhimit dhe 67% të konsumit botëror të kafesë.

Por përpjekjet për të festuar kafenë kanë nisur më herët:

Në Japoni, Shoqata e Kafesë nisi një ngjarje të ngjashme që në vitin 1983.

Në Kinë, Shoqata Ndërkombëtare e Kafesë shënoi një ditë të veçantë në vitin 1997.

Në vende si Nepali, Tajvani dhe SHBA, ka gjithashtu data të veçanta për të nderuar kulturën e kafesë.

Pse është e rëndësishme kjo ditë?

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është shumë më tepër se sa një filxhan kafe më shumë. ICO e përdor këtë ditë për të promovuar tregtinë e drejtë dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen kultivuesit dhe punëtorët në industrinë e kafesë në mbarë botën.