Forcat e operacioneve speciale amerikane shpëtuan të shtunën anëtarin e dytë të ekuipazhit të një avioni luftarak F-15 të rrëzuar mbi Iran.
Këtë e konfirmoi zyrtarisht presidenti amerikan, Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social në Truth Social, ku tha se anëtari i ekuipazhit ishte i plagosur, por në gjendje të qëndrueshme.
Nxjerrja e pilotit pasoi një operacion kërkim-shpëtimi të SHBA-së pas rrëzimit të avionit F-15E Strike Eagle të premten, pasi Irani premtoi gjithashtu një shpërblim për këdo që do të dorëzonte një “pilot armik”.
Me nxjerrjen e fundit, të dy anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar, raporton AP.
Avioni luftarak ishte avioni i parë amerikan që u rrëzua në territorin iranian që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën luftën, duke goditur Iranin më 28 shkurt.
Trump tha javën e kaluar se SHBA-të e kishin “shkatërruar” Iranin dhe do ta përfundonin luftën “shumë shpejt”.
Dy ditë më vonë, Irani rrëzoi dy aeroplanë ushtarakë amerikanë, duke treguar aftësinë e ushtrisë iraniane për të vazhduar kundërsulmet.
Avioni tjetër që u rrëzua ishte një avion sulmues amerikan A-10.
