Dhjetëra njerëz pësuan kafshime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit pasi hynë në një pjesë të lumit ku ishin paralajmëruar të mos hynin.
Piranjat kanë sulmuar më shumë se 40 persona, përfshirë fëmijë, në një seri sulmesh të cilat kanë detyruar mbylljen e një plazhi të njohur.
Sulmet ndodhën ndërsa njerëzit po ftoheshin në lumin Parana pranë Victorias, një qytet rreth 209 milje në veriperëndim të Buenos Airesit në Argjentinë. Autoritetet shëndetësore thanë se departamenti i urgjencës në Spitalin Fermin Salaberry trajtoi disa persona, përfshirë fëmijë dhe të rritur, të cilët pësuan plagë nga kafshimi pasi hynë në ujë në zonat ku noti është i ndaluar.
Një viktimë thuhet se humbi gishtin dhe roja e plazhit Alejandro Martin konfirmoi se 46 persona u plagosën, shumica e të cilëve mbetën me lëndime serioze, shkruan Mirror.
Vizitorëve në zonë u është kërkuar të qëndrojnë larg ujit dhe të mbikëqyrin fëmijët. Atyre iu tha gjithashtu të kërkojnë ndihmë mjekësore për çdo kafshim.