Lajme

Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar një panel të Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit deri më 15 qershor 2026, me qëllim tё paraqitjes së një kërkese, pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila refuzoi kërkesën e Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Specialja, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjyqtarët Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Pjotër Hofmanski do të vendosin lidhur me këtë kërkesë dhe çdo parashtresë tjetër që lidhet me këtë çështje.

“Më 25 mars 2026, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e Kërkesës së Mbrojtjes së Pjetër Shalës për zgjatjen deri më 15 qershor 2026 të afatit për dorëzimin e Kërkesës Referuese, pas vendimit të Gjykatës Supreme të 9 marsit 2026. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov, Pjotër Hofmanski do të vendosin në lidhje me këtë kërkesë dhe çdo parashtrim tjetër në lidhje me të. “, thuhet në njoftim.

Specialja mё 10 mars, kishte refuzuar kërkesën e fundit për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Shala, pasi sipas saj nuk ka pasur shkelje të të drejtave të tij për një gjykim të drejtë, të ligjit penal apo të procedurave.

Të Ngjashme