Aktuale

“Plaga që më ke lënë nuk do shërohet kurrë”- Egli Pashollari u qëllua me thikë për vdekje, mikja e tij prek me dedikimin: Të doja shumë, pa ty jeta nuk do jetë më njësoj

Miqtë e Egli Pashollarit, i cili u vra pak ditë më parë me thikë kanë reaguar të pikëlluar, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet dhe dedikimet prekëse.

egli pashollari

Në një postim në rrjetin social TikTok, mikja e Eglit, Edisa, i ka kushtuar disa fjalë të ndjera  31-vjeçarit, duke theksuar se ikja e tij është plagë që nuk do të shërohet kurrë dhe se pa atë, jeta nuk do të jetë njësoj.

Ajo nënvizon gjithashtu se 31-vjeçari do mbetet shoku i saj më i mirë.

egli pashollari mikja e tij

“Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe me shume nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa qe me ke lene sdo me sherohen kurre por do mesoj te jetoj me to sepse pa ty sdo jete njesoj. Te doja te dua dhe do te dua pergjithmone me shpirt te paster vllai im. Kurre sdo e pranoj dot faktin qe sdo te kem me te pranishem ne jeten time dhe asnje tavoline sdo e ket me shijen njesoj pa ty shpirti im. Asnji verë sdo jet me aq e ngroht pa ty sepse plaga qe na esht hap ne kraharor na e ka ftoh dhe shpirtin. Ishe dhe do mbetesh me i miri djale dhe me i miri shok per kedo qe te njohu vertet vlla. Pergjithmone ne zemren time???? See you soon”, shkruan ajo.

Screenshot_5

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 20 shkurtit, ku i riu Egli Pashollari u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Fillimisht ajo deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar dhe për këtë arsye i kishte thënë bashkëshortit i cili më pas e qëlloi të riun me thikë

Të Ngjashme