Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Plagosen tre persona në Pejë, mes tyre dy shtetas serbë – Policia dhe Prokuroria japin detaje

 
   

Këtë rrugë e frekuentuan për të shkuar në këtë lokal nate.

E kur hynë brenda, nisi sherri mes një qytetari dhe tre personave të tjerë.

Ismet Zukaj dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim tyre, duke i lënë tre të plagosur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tregon se të tre viktimat ishin të ulur në një tavolinë, në kohën kur dorasi shtiu në drejtim të ryre.

“ Deri sa tre persona kanë qenë ulur në një tavolinë një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, i cili ka qenë brenda lokalit. Mirëpo intervenimi i një zyrtari policor ka bërë që të neutralizohet personi i dyshuar, njoftohet Policia e Kosovës të cilët janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është arrestuar perosni.”, ka thënë Nikçi.

Nikçi konfirmoi se në mesin e të plagosurve janë dy serbë dhe një avokat shqiptar.

“ Janë dy persona të nacionalitetit serbë dhe një avokat të cilët kanë qenë në një tavolinë ndërkaq personi i dyshuar në një tavolinë i cili më pas ka shtënë në drejtim të tyre.”, u shpreh tutje Nikçi.

E zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tregon se dy nga të lënduarit u desh të dërgohen në QKUK për trajtime shtesë.

“Dy nga të lënduarit janë transferuar me udhëzim të mjekut kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa personi i tretë është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari i rastit është arrestuar është intervistuar me urdhër të shtetit ëhtë dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një revole me 9 fishekë dhe tri gëzhoja” , ka thënë Gashi

Televizioni ka kontaktuar mjekun përgjegjës në QKUK për gjendjen shëndetësore të dy personave të plagosur , për çka është konfirmuar se gjendja e tyre është stabile.

Edhe për personin e tretë që po trajtohet në Emergjencën e Pejës, mjeku kujdestar ka thënë se gjendja e tij është stabile.