Aktuale

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin, arrestohet autori në Shkodër

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një 45-vjeçari në Shkodër, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, në një servis në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg.

39-vjeçari Izvi Gucia ishte pronari i servisit i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta Genc Hoxha.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje, shkruan Abcnews.al.

Ndërkaq vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të Ngjashme