Aktuale

Plagosi me thikë një person, arrestohet 39-vjeçari! Si nisi konflikti

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Berat, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadë”, ku, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një person të plagosur me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë organizuan ndërhyrjen dhe mbërritën në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit me iniciale A. T., 39 vjeç, banues në Berat.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin D. N., 48 vjeç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të Ngjashme