Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plagosja e 9-vjeçares në Gjakovë, QKUK-ja jep detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore

 
   

Një vajzë 9-vjeçare ka mbetur sonte e plagosur me armë zjarri në Gjakovë.

E mitura tashmë është transportuar në Kliniken Emergjente në QKUK ku po merr trajtimet e nevosjhme

Doktoresha kujdestare në Emergjencë, Dafina Basholli, ka deklaruar për media se e mitura tashmë ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë dhe po merr trajtimet e nevojshme mjekësore.

Sipas saj, për momentin gjendja shëndetësore e vajzës është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Megjithatë, Basholli ka bërë të ditur se në trupin e vajzës gjendet një trup i huaj, plumb i lokalizuar në kanalin spinal, në unazën e katërt.

Ajo ka theksuar se ekipi i mjekëve është duke e monitoruar vazhdimisht gjendjen e saj, ndërsa ortopedët spinalë janë duke e vlerësuar situatën dhe mundësinë që vajza t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

“Vajza është jashtë rrezikut për jetë. Një trup i huaj, plumb, gjendet në kanalin spinal, në unazën e katërt, dhe ortopedët spinalë janë duke e vlerësuar gjendjen e saj si dhe mundësinë për një ndërhyrje kirurgjike. Për momentin, gjendja e saj është stabile”, ka thënë Basholli.