Gazetari Edison Vatnikaj ka folur në nje emision televiziv këtë të dielë lidhur me rastet e rënda të ndodhura vetëm dy ditë më parë, për shkak të konflikteve banale.
Vatnikaj u ndal te një nga rastet siç ishte ajo në zonën e ish-parkut të autobusëve, Delijorgj teksa u raportua për të shtëna me armë zjarri dhe një person mbeti i plagosur.
Gazetari shton se i gjithë konflikti kishte të bënte me një femër e cila ka pasur më parë një lidhje me autorin, Besjar Ferazini dhe ndërkohë bashkëjetonte me të plagosurin, Akil Koxhaxhiku.
“Rasti i të shtënave më armë në zonën e Delijorgjit ndërmjet dy personave, kishte të bënte me një krim pasioni për shkak të disa lidhjeve që autori kishte me një bashkëjetuese të të plagosurit.
Të hershme në kohë, por siç duket gjaknxehtësia e ka bërë të dalë nga vetja dhe të kryejë krimin e rëndë.
Sipas informacioneve, ka qenë dikur një histori që ka përfunduar dhe është rikthyer.
E frikshmja është se personi në fjalë kishte armën e zjarrit me vete, duke lindur dhe pikëpyetja nëse ai kishte shkuar me paramendim për të kryer krimin apo nga rastësia e ka takuar, duke e qëlluar të riun në bark.
Fatmirësisht, në rrugën e Kavajës ndodhet një spital privat nga ku është transportuar menjëherë i plagosuri dhe nga ndihma e parë, ka shpëtuar”, tha Edison Vatnikaj.
