Aktuale

Plagosje me thikë, adoleshenti dërgohet ne spital në gjendje të rëndë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë shatërvanit në qendër të qytetit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes adoleshentëve, ku dy prej tyre jantë goditur me thikë.

Policia ka mbarritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Po vijojnë hetimet për zvbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të Ngjashme