Aktuale

“Plas” brenda PD-së! Sherr dhe përplasje fizike brenda selisë në Shkodër, pak ditë para zgjedhjeve për kryetarin

Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve.

Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve. Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes.

Debatet verbale më pas kanë degjeneruar në përplasje fizike e fyerje mes disa pjesëmarrësve në mbledhje. Të pranishmit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Zgjedhjet për kreun e degës së PD Shkodër pritet të mbahen më 15 mars.

Të Ngjashme