Aktuale

Plas sherri pas ndeshjes në Shkodër/ Të rinjtë shkatërrojnë stolat dhe i hedhin në fushë

Policia e Shtetit në Shkodër ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj gjashtë të rinjve nga Durrësi, pas incidenteve të ndodhura në stadium.

Ngjarja ka ndodhur më 12 prill, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Vllaznia dhe Teuta, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.Sipas policisë, të rinjtë kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5 dhe më pas i kanë hedhur brenda në fushë. Për këtë veprim janë proceduar për “Shkatërrim të pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Materialet janë referuar në Prokurori dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të Ngjashme