Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Platforma “Liria ka emër” dënon vandalizmin e obeliskut pranë Bibliotekës Kombëtare

 
   

Platforma “LIRIA KA EMËR” ka dënuar ashpër aktin e vandalizmit ndaj obeliskut me të njëjtin emër pranë Bibliotekës Kombëtare brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.

“Ky obelisk është shenjuesi që përkujton e nderon sakrificën e dëshmorëve dhe rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Andaj ky veprim është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës sonë historike kolektive dhe përpjekjeve të brezave që kanë dhënë gjithçka për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit”, thuhet në reagimin e platformës.

“U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të papranueshëm”, vijon reagimi.

Platforma thotë se veprime të tilla nuk guxojnë të mbeten pa përgjegjësi.