Lajme

Plenkoviq uron Kurtin për mandatin e ri: Kroacia mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Kosovës

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka uruar homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti për mandatin e ri në krye të ekzekutivit.

Plenkoviq shkruan në X se pret me padurim forcimin e bashkëpnimit dypalësh.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore’, thuhet në urimin e tij.

Të Ngjashme