Lifestyle

Plotësohet “Puzzle”, 2 konkurentët që i bashkohen finales së madhe të AGT

Leandra dhe Tristan, këta janë dy yjet e mbrëmjes së gjysmëfinales së katërt të Albani-s Got Talent, që pëmbyllin “Puzzle-n” dhe do të jenë pjesë e finales së madhe të që do të transketohet të hënë e ardhshme në 27 janar në ekranin e mbarë shqiptarëve Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

Një mbrëmje plot emocione, lot dhe spektakël, por që në fund mes 10 konkurentëve vetëm 2 ia dolën të jenë mes më të mirëve të AGT, dhe do të konkurojnë të hënë e ardhshme për të fituar çmimin e madh prej 20 mijë eurosh.

Një natë e gjatë, e bukur, spektakolare ku vendimi për katër yjet e jurisë Agron Llakaj, Ledina Çelo, Adelina Ismajli dhe Kastro Ziso ishte tej mase i vështirë.

Po aq bukur sa Leandra dhe Tristan performoi edhe Katerina që la Ukrainën për të “tronditur” skenën e AGT.

Jana&Jori bënë një tjetër performancë të jashtazakonshme në bateri duke i hapur vetes dyert e mëdha të spektaklit dhe muzikës. Po ashtu Amelia, Aria, Roani, Reana dhe Soari ishin një tjetër nivel në spekaklin e sotëm.

Pavarësisht se nuk mundi të jetë pjesë e finales Joti la gjurmë me artin e tij në AGT, pikturat e tij me kripë dhe zjarr mahnitën sërish publikun si dhe surprizuan jurinë.

Tashmë pritet edhe një tjetër natë magjike, ajo e 27 janarit, ku sytë e zemrat e shqiptarëve do të jenë të gjitha të përqendruara në ekranin familjar, shqiptar e kombëtar atë të Televizionit Kombëtar Vizion Plus, për të mësuar me emocione dhe ethe se kush do të jetë talenti i 2025-ës.

Nën moderimin e shkëlqyer të Isli Islamit u mbyll një tjetër e hënë fantastike, për të shkuar në javën e ardhshme drejt finales së madhe për të zgjedhur 1 mes 10 yjeve të Albania’s Got Talent, që arritën të prekin finalen e ëndrrave.

Ky prodhim i Vizion Plus, tashmë i kthyer në një ngjarje të rëndësishme për familjet shqiptare, do të rikthehet të hënë e ardhshme në orën 21:00. /Vizionplus.tv/

 

Të Ngjashme