Aktuale

Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i Kalasë së Beratit (EMRI)

Berat – Një 69-vjeçare është rrëzuar nga muri rrethues i Kalasë së Beratit teksa po bënte foto.

Lumnika Kaceli, banuese në Tiranë dhe me kombësi hollandeze, ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe lëndime të shumta në trup.

Ndihmën e parë ia kanë dhënë vizitorët që kanë qenë aty pranë dhe më pas 69-vjeçarja është transportuar në spital për mjekim të specializuar – fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave./Shqiptarja

Të Ngjashme