Aktuale

‘Po sikur Linda Karçanaj të jetë e pafajshme?”- Rama mbron ish-drejtoreshën e AKSH: Po i vënë në kurriz vila, por jeton në shtëpi me qira! S’ka makinë dhe s’di ta ngasë

“Kam folur edhe për AKSHI-n dhe drejtoreshën që ndodhet në arrest shtëpie, nuk dua te them asgjë për përmbajtën e çështjes, por di të them një gjë që ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie si AKSHI, të bwhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhiniere dhe vajza e djem që me në krye drejtoren e atij institucioni kanë punuar pa orar, duke bërë punë.

Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe tu jepet mundësia të hetohen të pafajshëm derisa të provohet ose jo fajësia e tyre

Po sikur Linda Karcanaj të jetë krejt e pafajshëm dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar, si personazhi që ka krijuar për të nguti për ta arrestuar dhe për ta masakruar me bomba artizanale, tenxhere më tenxhere, duke i vënë në kurriz vila e makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira dhe që sic mora vesh as nuk e nget makinë dhe nuk e ka një të tillë”, tha Rama.

Të Ngjashme