Lajme

Polici që u plagos dje në Zllakuçan vizitohet nga prifti që ishte cak i vjedhjes

Imzot Dode Gjergji bashkë me famullitarin e Zllakuçanit, Don Alfred Sokolin e kanë vizituar sot policin që u plagos në aksion, Januz Veselajn.

Polici nga Gllareva ishte në aksion me një patrullë policore të enjten në mëngjes kur u njoftua tentativa e vjedhjes së shtëpisë së priftit në Zllakuçan të Klinës.
Polici Veselaj ka një plagë të lehtë në këmbë dhe është liruar në shtëpi pasi fillimisht ishte shtrirë në QKUK.



Të Ngjashme