Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia bllokon 20 mjete lundruese në zonën e Ksamilit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë forcuar kontrollet dhe monitorimet në zonën e Ksamilit, duke bllokuar 20 mjete lundruese, nga të cilat tetë janë ndaluar për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Veprimet janë ndërmarrë si pjesë e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Në njoftimin e policisë thuhet se falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave policore, janë shpëtuar në det 11 persona, shqiptarë dhe të huaj, duke parandaluar incidente më serioze.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë kontrollet intensive në të gjithë hapësirën detare që shtrihet nga Velipoja deri në Ksamil, duke përfshirë edhe zonat liqenore dhe lumore.

Objektivi është evidentimi dhe ndalimi i shkeljeve si përdorimi i mjeteve lundruese pa dokumentacion të rregullt, shkeljet e perimetrit të sigurisë dhe aktivitetet jashtë zonave të lejuara.