Lajme

Policia e Kosovës “inspekton” kufirin SHBA – Meksikë

 
   

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga udhëheqës të tjerë lartë nga PK, realizoi vizitën e parë zyrtare të Policisë së Kosovës në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, njofton KosovaPress .

Në vizitën që u zhvillua me 23 janar, delegacioni vëzhgoi nga afër operacionet e sigurisë kufitare në kohë reale në Portin e Hyrjes Laredo, në bashkëpunim me Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së dhe zyrtarët kufitarë.

Vizita u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përmes DOJ-ICITAP.

Në pikën kufitare që është ndër më të ngarkuarat të hyrjes në ShBA, kosovarët u njohën me praktikat e sofistikuara të menaxhimit kufitar dhe përdorimin e teknologjive modern.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme