Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

 
   

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën ‘vjedhje’.

Me autorizim të prokurorisë kompetente Policia e Kosovës ka shpërndarë fotografinë e të dyshuarit duke kërkuar informacione nga qytetarët për identifikimin e personit të dyshuar.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”, thuhet në njoftim.