Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia e Kosovës paralajmëron për fushatë mashtruese përmes SMS-ve në emër të Postës së Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme paraqiten si të dërguara nga Posta e Kosovës.

Sipas njoftimit, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese që synojnë të mashtrojnë qytetarët për të marrë të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare, me qëllim të keqpërdorimit financiar. Policia thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe se faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.

Moneytizer Paragrafi 2

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin këto masa parandaluese:

të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
të mos japin të dhëna personale apo informacione të kartelave bankare;
të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;
në rast se kanë kryer ndonjë pagesë, të kontaktojnë menjëherë bankën përkatëse për anulimin e saj dhe të raportojnë rastin në stacionin policor më të afërt.

Moneytizer Paragrafi 4