Lajme

Policia e Prishtinës shpall në kërkim dy persona të dyshuar për sulm

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas Policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Sulm”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit:

192 ose përmes emailit: [email protected], thuhet në njoftim.

Të Ngjashme