Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia jep detaje për incidentin ku u përfshi deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident fizik me një qytetar.

Rasti ka ndodhur gjatë një interviste me gazetarin Astrit Gashi, i cili ka bërë të ditur se për incidentin është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka marrë pamjet e xhiruara nga kamera.

Moneytizer Paragrafi 2

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se palët e përfshira janë tashmë duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë.”, tha për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, Zemaj ka reaguar më pas në rrjetin social Facebook, duke kërkuar falje për ngjarjen dhe duke theksuar se reagimi i tij nuk pasqyron bindjet personale apo parimet që ai përfaqëson si deputet.

Artikull i sponzorizuar