Lajme

Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.

Sipas njoftimit, policia ka pranuar informatë se një person që ndodhej brenda një veture dyshohej të ishte pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë përkatëse policore, hetimet dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, janë njoftuar prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore, të cilat gjithashtu kanë dalë në vendngjarje.

Nga hetimet fillestare është konstatuar se në vendngjarje ndodhej një veturë me ngjyrë të bardhë, me targa lokale (01), e cila rezulton të jetë në pronësi të një mashkulli kosovar nga Obiliqi. Ekipi mjekësor ka konfirmuar se personi mashkull i gjetur brenda automjetit ishte pa shenja jete.

Të Ngjashme