Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar për rastin e vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë.

Me këtë rast Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Personi i dyshuar është Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.

“Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë” (ndodhur me datën 25.06.2023) pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur mbi dyshimin e përfshirjes në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prezenca e personit të dyshuar nuk është arritur të sigurohet, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera policore.

 


Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së