Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia në kërkim të 20-vjeçarit për plagosjen në Pejë

 
   

Një tentim vrasje me armë zjarri ndodhi të hënën në lagjen “Jarina” në qytetin e Pejës, ku një person mbeti i plagosur.

I dyshuari për këtë rast, Brendon Ajazaj, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur me 19.10.2005 në shtetin e Gjermanisё. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”” thuhet në njoftimin e policisë”.

Me këtë rast, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin. Në rast se qytetarët kanë njohuri për vendndodhjen e Ajazajt, luten të komunikojnë me policinë.

Nga ana tjetër, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore.