Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia nisin hetimet lidhur me djegien e bunkerit të UÇK-së në Jezerc

 
   

Policia Kosovës, ka nisur hetimet lidhur me djegien e bunkerit të UÇK-së në pikën 6 në Jezercë të Ferizajt.

Kanun Veseli, ka thënë se të premten rreth orës 12: 30 kanë pranuar një informacion se në vendin e quajtur “Pika 6”, në kuadër të Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, është një incident zjarri në bunkerin e vendosur në këtë pikë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrulla dhe hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet një hetim zyrtar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e incidentit”, ka thënë Veseli.