Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia parandalon kontrabandë mallrash serbe me vlerë mbi 20 mijë euro në Viti

 
   

Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara më 13 gusht, në territorin e Republikës së Kosovës.

Në rastin e parë, njësia Task Forcë (DRPK-Lindje dhe Dogana), ka ndaluar një automjet në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, i cili dyshohet se kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës me mallra pa dokumentacion doganor.

Në automjet u gjetën:

3,000 copë produkte mishi të përpunuar (prodhim i Serbisë)

750 copë rrisk gjedhi (prodhim i Serbisë)

15,840 pako çokollata (prodhim i Serbisë)

Në rastin e dytë, në rrugën Viti–Gerlicë, policia kufitare ka ndaluar një automjet tjetër të dyshuar, ku u zbuluan sasi të mëdha farash të bardha e të zeza të paketuara në thasë.

Në vijim të kontrollit, në një depo të lidhur me të dyshuarin u gjet sasi shtesë e mallrave, gjithashtu pa dokumentacion.

Sipas vlerësimeve të tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara në të dy rastet kalon 20,000 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore llogaritet mbi 5,000 euro.

Mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme.