Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia raporton disa raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

 
   

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit. Në këto raste janë ndërmarrë masa ligjore ndaj personave të dyshuar, përfshirë arrestime, shoqërime dhe dërgim në tretman mjekësor, ndërsa hetimet për secilin rast janë në vazhdimësi.

Në disa komuna të Kosovës janë raportuar raste të dhunës në familje, të cilat janë trajtuar nga Policia e Kosovës dhe prokuroria përkatëse.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar, ndërsa në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë raportohet se një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Në Podujevë është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një femre kosovare. Pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Edhe në Pejë, viktima mashkull ka informuar se ndaj tij është kryer dhunë nga një person tjetër. Me vendim të prokurorit dhe me rekomandim të mjekut, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një tjetri në prezencë të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar sipas procedurave ligjore në fuqi.Në disa komuna të Kosovës janë raportuar raste të dhunës në familje dhe raste të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me votime, të cilat janë trajtuar nga Policia e Kosovës dhe prokuroria përkatëse.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar, ndërsa në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë raportohet se një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Në Podujevë është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një femre kosovare. Pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Edhe në Pejë, viktima mashkull ka informuar se ndaj tij është kryer dhunë nga një person tjetër. Me vendim të prokurorit dhe me rekomandim të mjekut, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një tjetri në prezencë të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar sipas procedurave ligjore në fuqi.