Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Policia respekton vendimin e gjykatës, ndalohet serbi me flamur në Gazimistan

 
   

Policia e Kosovës në kuadër të detyrës për ofrimin e sigurisë, po konmtrollon serbët që ia kanë mësyrë Gazimistanit, ku pas pak nis manifestimi për shënimin e Vidovdanit.

Ata kanë ndaluar një serb i cili në qartën e tij mbante një armë të plastikës dhe pasi u verifikua se nuk është armë e vërtetë, i njëjti u lëshua të kaloi në pjesën ku do të mbahet manifestimi.

Ndërkohë, një serbit tjetër iu është gjet flamuri i Serbisë gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës. I njëjti nuk u lejua të kalojë.

Aty është parë edhe deputeti Slavko Simiq, i cili u bashkua me qindra qytetarë për të marrë pjesë në festimin e Vidovdanit në Gazimestan.

Përndryshe, më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Këtë vendim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.

Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.

“Ky rrezik për rendin publik është edhe më i lartë në kontekstin kur simboli i një shteti tjetër shfaqet në mënyrë të organizuar nga një autoritet publik komunal, pa pëlqimin ose autorizimin e institucioneve qendrore”, thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.