1
Policia, ka njoftuar se për dyjave janë sekuestruar 116 patentë shoferë, dhe janë 235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Po ashtu, është bërë e ditur edhe se janë shqiptuar 31 gjoba për mosrespektim të semaforit.
Moneytizer Paragrafi 2
Komunikata:
Prishtinë, 17 Nëntor 2025- Trafiku i Kryeqytetit është duke zbatuar një plan veprimi të fokusuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugët e Prishtinës.
Moneytizer Paragrafi 4
Nga data 03.11.2025 deri më 16.11.2025, në kuadër të këtij plani, njësitë policore kanë shqiptuar gjithsej 1851 gjoba, prej të cilave:
235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes,
31 gjoba për mosrespektim të semaforit.
Po ashtu, për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, janë sekuestruar 116 patentë shofer.
Policia e Kryeqytetit apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme. Aktivitetet policore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

