Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia sot vendos gurthemelin e stacionit policor në Zubin Potok

 
   

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor.

Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet ne njoftim.