Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pozhari: Osmani është me Qeverinë derisa s’i rrezikohet posti, kur ka rrezik e thekson pro-amerikanizmin

 
   

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka komentuar qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani dhe raportet e saj me Qeverinë Kurti.

Sipas tij, presidentja Osmani është me Qeverinë derisa s’i rrezikohet posti, ndërsa thotë se kur ndjen rrezik e thekson proamerikanizmin.

“Vjosa Osmani është me Qeverinë vetëm derisa nuk i rrezikohet posti, në momentin që e ndjen rrezikun për postin e presidentes atëherë fillon edhe e thekson proamerikanizmin”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Sipas tij, raportet e presidentes me Qeverinë sa i përket çështjes së vendosjes së tarifave të ShBA-së ndaj Kosovës nuk ish dashur të diskutohen në opinion.

“Partia Guxo në këtë situatë është duke e parë më me racionalitet, është një temë e stisur që s’patë nevojë të dalë në publik, sepse besoj që kanë aq raporte për të komunikuar pavarësisht dallimeve që kanë, pra tregohet më e matur nga që nuk konsideron që vlen të diskutohet më shumë në opinion”, deklaroi ai.