Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pranvera Kastrati emërohet drejtoresh në sekretariatin e CEFTA-s

Pranvera Kastrati është e emëruar drejtoresh në sekretariatin e CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se ky është një moment krenarie.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, ka shkruar Rama.