Lajme

Prattipati flet me Maqedoncin për vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin e FSK-së

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Njoftimi u bë nga vet Ambasada përmes Facebook-ut.

Në këtë njoftim thuhet se takimi shërbeu për të diskutuar “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, shkruan në njoftim.

Të Ngjashme