
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati zhvilloi sot një vizitë në veri të Kosovës.
Ajo u takua me liderët e shoqërisë civile, përfaqësues politik dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Në një postim të ambasadës, thuhet se ajo përsëriti qëndrimin e qeverisë amerikane se stabiliteti dhe siguria është kyçe.
“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në postim.